Një grua e vaksinuar gabimisht me katër doza të vaksinës kundër Covid, ka ndërruar jetë moshën 81-vjeçare në departamentin e neuro-rehabilitimit të Institutit Maugeri në Pavia të Italisë. Mediat italiane bëjnë me dije se e moshuara u shtrua në spital në mes të prillit pas një goditjeje në tru dhe vetëm disa orë para se të vdiste, dy fëmijët zbuluan se ajo ishte vaksinuar kundër Covid ndërsa qëndronte e shtruar në spital. Në repart, pacientja ishte vaksinuar me dy doza Moderna: e para më 26 maj dhe doza e dytë më 5 korrik. Ndërkohë, siç u raportua në prokurori pas vdekjes së saj, gruaja kishte marrë edhe dy doza Pfizer më 4 dhe 25 Mars.
Burimi: ilgiornale.it |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania