Kampionati Meksikan i futbollit ka startuar dhe që në javën e parë, në takimin mes TM Futbol Club dhe Leones Negros ka ndodhur një episod epik. Gjatë një dyluftimi, dy lojtarë të skuadrës vendase i marrin topin kundërshtarit dhe e shtyjnë jashtë fushe duke e hedhur atë në kanal. Futbollisti përfundon në një kanal të thellë nga ku i duket vetëm dora në momentin që rrëzohet. Videoja në fjalë po bën xhiron e rrjetit, ndërsa nuk dihet se çfarë “donte” ai kanal aq pranë vizës anësore të fushës së lojës.