Tym, flakë dhe kaos në Turqi/ Evakuohen 18 fshatra, humbin jetën 3 persona

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.07.2021, 14:49

Turqia po kalon një situatë të vështirë për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë vendin. Autoritetet evakuuan 18 fshatra dhe rrethe në Antalya. Temperaturat e larta dhe erërat e forta ndihmuan në përhapjen e zjarrit rreth qytetit të Manavgat. Sipas mediave të huaja, si pasojë e zjarrit masiv kanë humbur jetën 3 persona.

Sipas ministrit, një 82-vjeçar u gjet i vdekur gjatë evakuimit të zonës Kezbebeleni, e cila ndodhet 16 kilometra në verilindje të Manavgat. Ministri më vonë njoftoi se dy trupa të tjerë të vdekur ishin gjetur në zonën Degirmenli të Antalisë, rreth 20 kilometra në lindje të Manavgat.

Raportohet se 58 persona janë duke marrë trajtim mjekësor. Turqia po përballet me një sërë fatkeqësish të shkaktuara nga kushtet ekstreme të motit këtë verë, përfshirë përmbytjet javën e kaluar që lanë gjashtë të vdekur në rajonin e Detit të Zi.

Burimi: www.protothema.gr|Pëktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit