Romeo Hasalla, është 30-vjeçari, i cili mbeti i vdekur mëngjesin e sotëm, pas sherrit për pronën në fshatin Garunjë të Lushnjes. Mësohet se dy kushërinjtë e tij, Afrim dhe Kastriot Hasalla, kanë qëlluar për vdekje 30-vjeçarin dhe kanë plagosur babain dhe vëllezërit e tij. Këta të fundit, janë të shtruar në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dy autorët janë shpallur në kërkim. Blutë e Lushnjes njoftuan pak orë më vonë ngjarjes së në kërkim është shpallur edhe Mario Hasalla, djali i Kastritotit.
Bëhet me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur për një tokë, e cila ishte e mbjellë me ullinj nga viktima dhe vëllezërit e tij. Mësohet se viktima është bababi i dy fëmijëve të mitur dhe sapo kishte ardhur nga Greqia.