Rusia ka nisur ndërtimin e një avioni, që mediat britanike e cilësojnë si avioni “Fundi i Botës”. Bëhet me dije se avioni ofron mundësinë të drejtojë arsenalin bërthamor të vendit gjatë një konflikti të madh. Agjencia shtetërore e lajmeve RIA-Novosti njoftoi të hënën se ndërtimi i të parit nga dy avionët është duke u zhvilluar në qytetin qendror rus të Voronezh. Raporti vuri në dukje se nuk përjashtohet gjithshtu andërtimi i një avioni të tretë. Avioni i ri do të jetë një variant i përmirësuar i avionit të pasagjerëve Ilyushin-96-400M. Ashtu si Ilyushin-80, i cili hyri në shërbim në fundin e viteve 80, edhe varianti i ri tepër sekret do ta ketë të përforcuar pjesën e tij qendrore, do të ketë linja speciale komunikimi por edhe mbrojtje nga rrezatimi.
RIA Novosti njoftoi se avionët e rinj pritet të kenë dyfishin e rrezes së fluturimit të paraardhësve të tyre. Avioni me emrin e koduar ‘Zveno 3S’ përfaqëson hallkën e fundit të një programi masiv 12-vjeçar për modernizimin e aviacionit rus, i cili u la pas dore e u keq financua në dekadat post-sovjetike.
Burimi: foxnews |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania