Briken Calja është renditur në vendin e shtatë në stilin e shkëputjes. Peshëngritësi shqiptar ka arritur të ngrejë 151 kilogramë në stilin e shkëputjes në provën e dytë, ndërsa dështoi në të parën me të njëjtën peshë, si dhe në provën e tretë kur shtanga shkoi në 155 kilogramë. Calja, pas pak do të garojë në stilin e shtytjes.