Janis Karathanos oligarku i preferuar i Shëndetësisë, Enkel Joti i bën dhuratë 700 MLN atij dhe ortakëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.07.2021, 14:15

PEGASUS shpk është një prej kompanive koncesionare në Shëndetësi, që konsiderohet si ndër më të fuqishmet, pasi ka nën zotërim një prej koncesioneve më të kripura, atë të laboratorëve me vlerë prej 100 Milion Eurosh. Kompania në zotërim të oligarkut greko-shqiptar Janis Karathanos, ka përfituar një numër të lartë tenderash publike dhe shifra që kjo kompani kap e vetme në këtë fushë është mbi 8.6 Miliard Lekë pa TVSH.

Karathanos vazhdon të përfitojë para publike nga titullarët e institucioneve në Shëndetësi, e nga kush tjetër më shumë, veçse Enkel Jotit? Në një tender me Mungesë Konkurrence, Pegasus shpk dhe GENALB shpk e Mareglen Kocias dhe Albano Begos, dy bashkëpunëtorë të njohur të kësaj fushe, janë shpallur fitues në një tender si operatorë të vetëm, me anë të një procedurë të hapur tenderuese të QSUT me vlerë 720 Milion Lekë pa TVSH. Tenderi padyshim që është shënuar me FLAMUR TË KUQ për “Mungesë Konkurrence” dhe shkelje të parimeve të Prokurimeve Publike.

Sa më shumë tendera shëndetësie zhvillohen, aq më shumë fryhen me paratë e popullit oligarkët e pangopur. Por kompania e Karathanos është një rast i mbajtur me hatër nga institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi ashtu si edhe përfituesit e tjerë të koncesioneve, merr tenderat me vlerën më të lartë totalisht në shkelje.

KONCESIONI

Sipas dokumenteve, privati ka marrë në administrim 18 laboratorë analizash të cilët në total kryenin 5 mln analiza në vit për pacientët e shtruar dhe ambulantë. Një ndër “lehtësirat” që i bëhen firmës, është se veç financimit, vendosjes vetë të çmimit të analizave, të gjithë pacientët që vizitohen apo mjekohen në institucionet shtetërore, do të jenë të detyruar t’i bëjnë analizat vetëm tek koncesionari i paracaktuar nga qeveria. Një veprim tjetër mafioz ky që rrezikon të falimentojë të gjithë sektorin privat të këtij shërbimi.

Një tjetër situatë është ajo e pranimit të analizave. Spitali publik dhe jo vetëm, por edhe poliklinikat shëndetësore shtetërore nuk do të pranojnë asnjë fletë analize tjetër të kryer në laboratorë të tjerë të licencuar, por vetëm në ato që janë kryer në laboratorët e klientit koncesionar të qeverisë. Një tjetër pasojë e këtij vendimi absurd dhe korruptiv është dhe frika e shprehur e punonjësve. Aktualisht, në këtë shërbim punojnë rreth 520 laborantë dhe 210 punëtorë të tjerë të ndihmës, të cilët do të kalojnë në varësi të koncesionarit, duke u shkëputur nga struktura e Ministrisë së Shëndetësisë.

Qeveria harxhonte 1 mln euro për laboratorët në vit, këta planifikojnë 8 mln euro. Pra, për të njëjtin shërbim, shifra rritet me 7 milionë euro pa llogaritur fitimin që do të marrë koncesionari. Në fakt, këto shifra ishin përpara se të dilte fituesi i tenderit. Pasi qeveria e ka vendosur që të harxhojë 10 milionë euro në vit, ose më saktë do i falë ato së bashku me fitimet që vijnë nga analizat.


Beqaj i dha 10 MLD nga lekët e shqiptarëve, Manastirliu i fut Janis Karathanos “qoka” 11 MLN në xhep

Milva Ekonomi i shton lekët Janis Karathanos, i “fal” 140 milionë për vaksinat e deleve

Kompania “Pegasus” e koncesionit të laboratorëve vazhdon të gllabërojë para publike, 11 mld lekë në 4 vite

I jepen 800 Milionë Lekë nga taksat e shqiptarëve oligarkut Janis Karathanos

Oligarkët nuk ngopen me paratë e shqiptarëve! +707 MILIONË kompanive të koncesioneve të Shëndetësisë

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit