Kasapi i Shëndetësisë Enkel Joti i jep 30 MLN Lekë Sokol Topçiut për antisërum helm nëpërke

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.07.2021, 17:52

Bëhet i gjallë Sokol Topçiu, me manovrat e tij së bashku me Enkel Jotin kanë nisur misionin e pandalshëm të zhvatjes së Buxhetit të Shëndetësisë. Këtë radhë bëhet fjalë për tenderin me objekt: “Blerje bari antiserum për kafshimin e nëpërkës”. Tenderi ka një Fond Limit prej 3 042 243,00 lekësh të reja ndërsa FarmaNet të Topçiut ia kanë dhënë për 3 040 000,00, një diferencë qesharake prej 20 mijë lekësh të vjetra. Tenderi është fituar me thuajse 100% të Fondit Limit dhe është shënuar me REDFLAG për Mungesë Konkurrence, si operator i vetëm në garë. Duket se ky tender ka si fitues të paracaktuar Topçiun pasi nuk është hera e parë që zhvillohet dhe këtë mall e ka monopolizuar një prej oligarkëve më qejflinj të Shëndetësisë.

Kol Topçiu një nga më të përmendurit në artikujt e JOQ Albania për abuzimet me procedurat e prokurimeve publike, ka fituar një total prej 180 tenderash në Shëndetësi me vlerë 3.1 Miliard Lekë pa TVSH, 63 prej tyre të shënuar me Flamur të Kuq për shkelje si mungesa e konkurrencës apo skualifikim i të gjithë operatorëve në garë përveç fituesit.

Tenderat me numrin më të lartë ku e kanë shpallur fitues janë të Ministrisë së Shëndetësisë, 26 të tillë, 57.7% si operator i vetëm në garë, 73.1% me llojin e procedurës “Të Hapur”, 1.6 Miliard Lekë të dhuruar nga Manastirliu dhe QSUT i Kel Jotit, kapasit të Shëndetësisë me 15 tendera që kapin vlerën e 1 Miliardë Lekëve pa TVSH 73.3% me llojin e procedurës "Kërkesë për Propozim" dhe 38.5% si fitues operator i vetëm në garë.

Për tenderat në shkelje të ligjit, abuzimet dhe aferat që ka përfituar oligarku ynë i preferuar do t’i bëjmë publike në mënyrë të detajuar të vazhdim. Na ndiqni!


© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit