Sot miq dhe lexues të JOQ Albania, do ju paraqesim një artikull, për të cilin do e vendosni ju është për të qarë apo për të qeshur bazuar në përmbajtjen e tij. Jemi sërish në fushën e prokurimeve publike, ku kryebashkiaku imun i Tiranës Erion Veliaj, i cili prej kohësh duhet të ishte bërë objekt hetimi nga SPAK, i cili bën sikur s’ka fakte mbi lalin, abuzuesin numër 1 të parave publike në rang lokal. Bëhet fjalë për një tender me objekt: “Hapje Zhbllokim Pusetash”, me vlerë 200 MLN Lekë pa TVSH nga ana e bashkisë Tiranë ku fitues është shpallur Onyx, kompania e Sahit Dollapit me një diferencë shumë të ngushtë me Fondin Limit. Ky tender është shënuar me REDFLAG për Mungesë Konkurrence.
Ju kujtohet Sahit Dollapi? Ish-sekretari organizativ i PD, i cili vraponte dy vite më parë nëpër protestat e opozitës së bashkuar për t’i shpëtuar policisë së Rilindjes? Epo tashmë, ish-krahu i djathtë i Berishës pasi dha dorëheqjen nga posti i tij në PD pas zgjedhjeve të 25 Prillit, është bërë një me Rilindjen dhe hanë sëbashku në një pjatë. Dollapi ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të UKT kur kryeministër ka qenë Berisha, si i besuar i familjes së tij, por tani s’është nevoja të ketë post drejtues në këtë institucion pasi i futen tenderat në xhep.
Akuza të rënda mbi Dollapin si i infiltruar i Rilindjes kanë qenë të shpeshta kur ai ishte ende pjesë e PD, e tashmë këto akuza u vërtetuan. Por ky tender nuk është prova e parë e kësaj dashurie PS-PD. I vetëm apo në bashkëpunim Onyx SHPK ka përfituar gjithsej 3 tendera nga bashkia e Tiranës, një për “Shërbim i Pastrimit dhe i Mirëmbajtjes së Pusetave” në bashkëpunim me Mane shpk, me vlerë 200 Milionë Lekë me TVSH dhe “Shërbim pastrimi të rrjetit KUSH” si operator i vetëm në garë 19 Milion Lekë.
Nëse nuk jeni ende të bindur në lulëzimin e dashurisë midis PS dhe PD, Erion Veliaj dhe Sahit Dollapi janë shembujt konkretë për paqe politike dhe bashkëpunim monetar partiak.
© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.