Gruaja e Fredi Kokoneshit të Bashkisë Divjakë përfiton para nga AZHBR për biznesin e saj

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.07.2021, 19:10

Fredi Kokoneshi është aktualisht kryetari i Bashkisë Divjakë. Emri i tij është lakuar shpesh në media në lidhje me disa tendera të dyshimtë të organizuar nga institucioni që ai drejton. Madje vetëm pak ditë më parë edhe JOQ Albania denoncoi rastin më të fundit të një tenderi të dyshimtë të tij.

Por duket se përveç tenderave familja Kokoneshi përfiton para edhe nga AZHBR – Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, e cila drejtohet prej korrikut të vitit 2017 nga Frida Krifca. Kështu nga një kërkim i thjeshtë në faqen në internet të kësaj agjencie rezulton se Eriona Kokoneshi, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Divjakë, ka përfituar gati 90 mijë euro për të blerë pajisje dhe makineri për një linjë prodhimi verërash. Ndonëse shumë fermerë të zonës kanë aplikuar pranë kësaj agjencie me sa duket fakti i të qënit bashkëshorte e kryetarit të bashkisë ka ndihmuar në përfitimin e financimit.

Por duke shqyrtuar listën, vërehet se përveç bashkëshortes së kryetarit të bashkisë, edhe një person tjetër me të njëjtin mbiemër Kokoneshi ka përfituar gjithashtu gati 50 mijë euro nga kjo agjenci. Të jetë rastësi vallë, apo të ketë lidhje me faktin se Fredi Kokoneshi është kryetar i Bashkisë Divjakë? Si mendon SPAK?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit