Dhuna e tifozëve në Angli/ Harry Maguire: Babai im ishte mes turmës, i kanë thyer brinjët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.07.2021, 16:53

Babai i Harry Maguire pësoi thyerje të brinjëve pasi tifozët e kishin shtypur dhe përplasur në Wembley gjatë finales së Euros. Në hyrje të stadiumit pati shumë përplasje të dhunshme mes tifozëve dhe policëve para dhe pas ndeshjes e cila u mbyll me fitoren e Italisë. Harry Maguire, mbrojtësi i Anglisë që goditi një penallti të saktë ndërsa loja po mbyllej, foli për mediat në lidhje me dhunën dhe përplasjet në stadium dhe tregoi se edhe babai i tij e kishte pësuar nga këto skena.

Ishte e frikshme. Nuk ishte një përvojë e bukur, e tronditi atë. Por ai ishte me fat pasi çdo lojë që ka qenë ka pasur nipin tim ose një nga fëmijët e mi mbi supe. Prandaj jam mirënjohës që këtë herë ata nuk ishin pasi do kishte qenë një moment shumë i vështirë. Babai im ishte në turmë. Ishte e frikshme, ai tha se kishte frikë dhe nuk dëshiroj që askush të përjetojë atë që ai kaloi para një ndeshje futbolli. Unë pashë shumë video, pastaj bisedova me babanë dhe familjen time. Ishte ai dhe agjenti im që vuajtën më shumë. Më vonë babai im gjithashtu kishte probleme frymëmarrje për shkak të disa frakturave në brinjë, por ai nuk ankohet kurrë, kështu që lëvizi gjithsesi. Babai gjithmonë do të më mbështesë dhe do të vijë në ndeshje.

Burimi:unilad Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit