Të dëshpëruar nga humbja në finale përballë italianëve, një pjesë e tifozëve anglezë dolën në rrugët e Londrës të “tërbuar”, ku nuk munguan edhe incidentet e përplasjet me policinë. Por, një ngjarje e ka shndërruar inatin e tyre në qesharak. Ambasada Bullgare në Londër tha se një turmë tifozësh anglezë ishin përpjekur pas përfundimit të ndeshjes që të shkulnin flamurin e vendosur në këtë ambasadë. Do thuani “Pse?”. Kujtonin se ishte flamuri i Italisë.
Vlen të thuhet se flamuri bullgar ka të njëjtat ngjyra me atë italian, me ndryshimin e madh se jeshilja është në mes dhe vijat i ka horizontale dhe jo vertikale si ai italian.