Situata përreth stadiumit “Wembley” në prag të finales së Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë duket mjaft e tensionuar. Tifozët anglezë kanë “pushtuar” rrugët me kore, por edhe me përleshje. Një grup tifozësh kanë tentuar edhe të hyjnë në stadium pa biletë, duke bërë që policia të ndërhyjë për t’i neutralizuar. Policia dhe rojet e stadiumit janë përpjekur shumë të bëjnë një hyrje të organizuar të 65 mijë tifozëve në “Wembley”, por duket se ka qenë e pamundur. Mijëra fansa kanë mësyrë drejt barrierave të hekurit dhe kanë mundur t’i çajnë.
D’autres accès de Wembley sont pris d’assaut par les supporters devant des stadiers impuissants.
— Actu Foot (@ActuFoot_) July 11, 2021
🎥 @dandicker83 pic.twitter.com/WrBMFSmJZ6