“Wembley” është stadiumi që do të mirëpresë italianët në ndeshjen e finales së Euro 2021. 90 mijë tifozë është kapaciteti maksimal i Wembley, ndërkohë që vetëm 60 mijë prej tyre do të mund të jenë të pranishëm për ndeshjen. Biletat për super-sfidën Angli-Itali kanë dalë ën shitje dhe çmimi i tyre është i pabesueshëm.
Vlerat e biletave janë reklamuar fillimisht për 3400 paund, por online çmimet e tyre kanë shkuar në 40 mijë paund (dy bileta) dhe 10 mijë euro për tarifë prenotimi shtesë. Biletat në sektorin e miqve arrijnë deri në 40 mijë e 500 paund (dy bileta).