Italia është finalistja e parë e “EURO2020” pas 120 minutash në ndeshjen ndaj Spanjës, ku u deshën 11-metërshat për të përcaktuar skuadrën fituese. Spanjollët luajtën më mirë përgjatë të gjithë takimit, por në momentet vendimtare, atëherë kur duhej ta kishin mbyllur ndeshjen gabuan. Pas kohës së rregullt 1-1, Italia hyri në shtesë më fort për të mbrojtur rezultatin dhe për të lënë kualifikimin në duart e portierit Donnarumma, njohur si specialist 11-metërshash. Vijon…