Italia është gjysmëfinalistja e dytë e Euro2020. Italianët ia arritën të fitonin mbrëmjen e sotme me rezultatin 2-1 ndaj Belgjikës. Ishin italianët ata që kaluan të parët në avantazh që në minutën e 31 falë një goli të shënuar nga Barella. Pa kaluar shumë minuta, Lorezno Insigne u sigurua që të dyfishonte rezultatin e italianëve ndërsa vetëm dy minuta më vonë belgët shënuan me Lukakun falë një penalltie.
Tani italianëve të Mancinit iu duhet të bëhen gati për ndeshjen e 6 korrikut ku do tē përballen me Spanjën.