Prej tre ditësh, Mali i Tomorrit është pushtuar nga flakët. Lidhur me këtë, policia ka arrestuar dy persona, por zjarri nuk është shuar ende. Shumë denoncime kanë mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku thuhet se në vendngjarje nuk shihet asnjë zjarrfikëse. Si Bashkia e Poliçanit dhe ajo e Beratit duket se nuk kanë reaguar siç duhet. Mirëpo, skandali vjen nga bashkia e Beratit. Ditën e sotme, burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se kryetari i bashkisë së Beratit ka inaguruar godinat e reja të zjarrfikëses në një kohë ku shumë qytetarë bëjnë thirrje që flakët në malin e Tomorrit të vihen nën kontroll.
Kjo është situata më qesharake e regjistruar ndonjëherë. Në vend që të gjitha zjarrfikëset të mobilizohen për shuarjen e flakëve në Malin e shenjtë të bektashinjve, kryetari Ervin Demo, gjen kohë për propagandë.