Mbrëmjen e sotme po luhet ndeshja e radhës në “Euro 2020” ndërmejt Francës dhe Zvcrës. Fillimisht ishin zviceranët që shënuan të parët. Por pjesa e dytë e takimit nisi vrullshëm, me një penallti të humbur nga ana e zviceranëve dhe dy gola të shpejtë të francezëve. Në minutën e 52-të Zuber fitoi një penallti pas një faulli të Pavard brenda zonës. Mirëpo Rodriguez nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë. Vetëm katër minuta më pas ishte Benzema i cili barazoi rezultatin. Ndërkohë vetëm pas pak sekondash sulmuesi francez gjeti golin e dytë.