Sërish Enkel Joti i QSUT ka hapur një tender me vlera marramendëse me objekt: “Blerje tuba dhe materiale konsumi për marrjen e kampioneve të gjakut për nevoja të QSUNT për 12 muaj” me Fond Limit 160 Milionë Lekë pa TVSH. Procedura është e Hapur me një kontratë të llojit Marrëveshje Kuadër, që do të thotë se në garë do të marrin pjesë vetëm operatorët ekonomikë që kanë lidhur marrëveshje me këtë institucion më të cilin kontrata do të zgjasë 12 muaj.
Ky tender bën fjalë për blerje tubash gjaku, që maksimalisht mund të kushtojnë me çmim shumice 10 lekë të vjetra copa. Pra ky tender me një vlerë marramendëse i hapur nga Joti për t’iu dhënë një klienti të qeverisë. Skema e zakonshme që zbatohet midis institucioneve shtetërore dhe oligarkëve të Shëndetësisë. Enkel Joti e ka kthyer QSUT në bankën e tij personale në të cilën i depozitojnë para për tenderat që u jep në mënyrë të paracaktuar dhe klienteliste.
© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.