UEFA ka refuzuar kërkesën që stadiumi Allianz Arena në Mynih të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, të cilat identifikohen me komunitetin LGBT. Kryebashkiaku i Mynihut Dieter Reiter, paraqiti një kërkesë për të përdorur ngjyrat e ylberit tek organi drejtues i futbollit evropian javën e kaluar, duke thënë se ai donte të mbante një qëndrim kundër ligjeve të reja hungareze të cilat ndalojnë librat me përmbajtje që promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë tek të miturit. Por UEFA e refuzoi kërkesën sot, duke thënë se ndërsa mbështet të drejtat e LGBT, ajo është e detyruar nga statutet e saj themeluese të mbetet 'politikisht neutrale'. "Racizmi, homofobia, seksizmi dhe të gjitha format e diskriminimit janë një njollë në shoqërinë tonë dhe përfaqësojnë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballemi sot”- u shpreh në një deklaratë UEFA.
UEFA propozoi data të reja në Mynih për të ndezur Allianz Arena, ose më 28 qershor ose midis 3 qershorit dhe 9 korrikut. 28 qershori është "Dita e Çlirimit të Rrugës Christopher", e cila është një festë dhe demonstratë vjetore LGBT e mbajtur në disa qytete evropiane për të drejtat e komunitetit LGBT.
Burimi: Daily mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQAlbania