RTSH nuk transmeton europianin por harxhon 33 milionë për shallra dhe gota porcelani

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.06.2021, 22:25

Pak ditë më parë pati pakënaqësi tepër të mëdha nga ana e tifozëve shqiptarë në lidhje me Radio Televizionin Shqiptar. Ky i fundit siç dihet mbahet nga taksat tona dhe për më tepër çdo muaj familjet shqiptare paguajnë një taksë prej 100 lekë të reja në faturën e energjisë elektrike. Mirëpo me nisjen e kampionatit evropian EURO 2020 u vu re se ky televizion shtetëror nuk i transmetonte të gjitha ndeshjet por vetëm një pjesë të tyre.

Pas pakënaqësisë tepër të madhe që shpërtheu ndaj këtij televizioni nga ana e publikut, RTSH u detyrua të dilte më një deklaratë ku theksonte se prej datës 11 qershor kur ka startuar kompeticioni, RTSH është angazhuar për të transmetuar falas sfidat më të forta në letër, pasi e drejta e transmetimit të paketës së europianit për Televizionin Publik Shqiptar parashikon 31 ndeshje, ku faza me eleminim direkt është përfshirë e plotë.

RTSH u shpreh se nuk i transmeton të 51 ndeshjet e europianit, por vetëm 31. Sipas RTSH, prej disa sezonesh, të drejtën televizive për Kampionatin Europian, UEFA e ndan në dy paketa, atë me pagesë që përfshihen të gjitha ndeshjet dhe atë pa pagesë ku përfshihen disa nga ndeshjet. “RTSH nuk mund të konkurojë për paketën me pagesë dhe kjo nuk ndodh vetëm me transmetuesin publik shqiptar", u shpreh RTSH në deklaratë.

Mirëpo rezulton se në fakt RTSH i harxhon paratë e taksapaguesëvë për “rrush e kumbull”. Themi kështu pasi rezulton se ky institucion ka realizuar një tender me objekt “Blerje Materiale të ndryshme për Departamentin e Prodhimit në RTSH”. Me një fond limit prej gati 35 milionë lekësh të vjetra RTSH kërkon të blejë shallra dhe gota porcelani me logo, stilolapsa, çadra, xhupa, bluza etj. Jo vetëm kaq, por vetë tenderi është tepër i dyshimtë.

Kështu në garë kanë marrë pjesë vetëm 2 firma, duke krijuar kushtet për një mungesë konkurrence thuajse totale. Kjo përforëcohet edhe nga fakti se ofertat e këtyre dy firmave janë thuajse të njëjta me njëra-tjetrën. Sa për kronikë, fituese është shpallur firma MUCA me vlerë të ofruar 2,762,500 lekë të reja pa TVSH ose rreth 33 milionë lekë të vjetra me TVSH.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit