Italia ka mposhtur kombëtaren e Zvicrës në stadiumin “Olimpiko” të Romës, duke e mundur me rezultatin e thellë 3 me 0. Për Italinë shënoi dy herë Locatelli dhe një herë Immobile. Nga ana tjetër Zvicra ishte pothuajse inekzistente në fushë. Me fitoren e sotme Italia arriti në kuotën e 6 pikëve duke kryesuar grupin A dhe duke u bërë skuadra e parë që kualifikohet nga grupet. Në ndeshjen e fundit Italia do të ketë përballë Uellsin dhe do i duhet një barazim për të ruajtur vendin e parë të grupit. Uellsi renditet i dyti me 4 pikë, pasuar nga Zvicra me 1 pikë dhe Turqia me 0 pikë.