Kampionët e Ligës së Kombeve të UEFA-s, Portugalia u përball ditën e djeshme në Budapest me Hungarinë ku arritën të marrin një fitore të merituar. Edhe pse Cristiano Ronaldo arriti të shënonte dy herë dhe të thyente rekorde, kapiteni portugez u përball me një situatë të vështirë pasi u ndalua nga një zyrtar i sigurisë për të kontrolluar identitetin e tij para ndeshjes. Ndërsa po shkonte drejt dhomës së ndërrimit të Portugalisë, një zyrtar në stadium ndaloi Ronaldon dhe shqyrtoi siç duhet kredencialet e turneut të një prej fytyrave më të njohura në botë në një video që u bë virale.
Në ndeshje, 36-vjeçari shkruajti historinë ndërsa u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Kampionatit Evropian pasi shënoi nga pika e bardhë për t'i dhënë skuadrës së tij një epërsi me dy gola kundër Hungarisë. Sulmuesi më pas shtoi edhe një gol dhe tani ka 106 gola për vendin e tij, duke e lënë atë vetëm tre gola larg nga barazimi i rekordit të shënimeve ndërkombëtare me të gjitha kohërat me 109 të mbajtura nga Irani Ali Daei.
Great news for Portugal. Hungarian security have let Ronaldo into the stadium. pic.twitter.com/ecxdq1oYdt
— Tom Kundert (@PortuGoal1) June 15, 2021