Pak më parë është publikuar fotoja e 25-vjeçarit që u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Fridman Xhaferraj, banues në fshatin Plug, Lushnjë. I riu me precedent penal në të kaluarën, u gjet i vdekur në rrethana ende të paqarta. 25-vjeçari më 21 maj u lirua nga dhomat e paraburgimit, duke u lënë në "arrest shtëpie" në fshatin Plug. Ndërkohë, ekspertiza paraprake sipas burimeve jo zyrtare, ka gjetur shenja dhune në trup dhe dyshohet të jetë vrarë diku tjetër e më pas të jetë hedhur në rezervuar.
Sipas gazetës shqip i riu që ilustrohet në foton në vijim, është 25-vjeçari që u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë ditën e sotme.