Të paktën nëntë minatorë qymyri janë vrarë pas një shpërthimi në një minierë në Soca, Kolumbia qendrore, tha Presidenti Ivan Duque. Në raportin e parë, të lëshuar ditën e djeshme autoritetet lokale thanë se kishin humbur jetën 2 persona, ndërsa ishin bllokuar brenda minierës 7 të tjerë, por siç duket tashmë numri i viktimave është shtuar.
Ndërkohë, kreu i shtetit përmes llogarisë së tij të “Twitter” ka shkruar:
Vlen të thuhet se Kolumbia është eksportuesi i pestë më i madh i qymyrit në botë. Ajo nxori 48.4 mln tonë vitin e kaluar, nga 82.4 milion në 2019, sipas ANM.
Burimi: www.zougla.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA
Foto ilustruese!