Ndahet nga burri, shkon me pushime me të dashurin në Sarandë: T’më mbrojë shteti, po më kërcënojnë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13.06.2021, 17:18

Të qenit femër në Shqipëri është një sfidë më vete dhe kjo për arsye të mentalitetit shtypës maskilist. Vetëm pak ditë më parë në Tiranë u mbajt një protestë për të mbrojtur dhe ruajtur të drejtat e femrave pas rastit të rëndë të ndodhur në Lezhë, ku 5 persona përdhunuan një vajzë 15-vjeçare. Mesa duket shoqëria ka nisur të ndërgjegjësohet dhe po flitet më shumë për këtë gjë. Së fundmi një qytetare ka publikuar një video sensibilizuese . “Shteti duhet të shkundet dhe të pastrohet nga vemjet”- është kjo fjalia e parë me të cilën qytetarja e nis mesazhin e saj. Sipas saj janë pikërisht këta elementë në zona periferike dhe të thella të vendit që bëjnë i presion femrave, ndërsa këto të fundit mbyllin gojën dhe mbulojnë veten me qëllim për të mos dalë nga situata.

Më tej qytetarja shprehet se ka frikë për të gjitha gratë që nuk marrin guximin për të folur dhe denoncuar brutalitetin që përjetojnë nga meshkujt me të cilët jetojnë, dhe e gjitha kjo bëhet vetëm për t’u dukur mirë në sytë e botës dhe se janë familje e lumtur. Gjithashtu ajo e ngre problemin në rang më të lartë, duke bërë përgjegjës vetë shtetin që nuk merr përsipër të mbrojë një person duke i dhënë mundësinë të shprehet me zë dhe figurë se çfarë problematike ka. “Funksionarët e shtetit i mbajnë ato karrige, por thjesht i ngrohin sepse nuk dinë të bëjnë më shumë se kaq”- pohon qyetarja, e cila thotë se e ka përjetuar në lëkurën e saj këtë gjë bashkë me të dashurin.

Qytetarja shprehet në vijim se është ndarë nga burri dhe është lidhur me një djalë tjetër më të ri se vetja, por ish-burri nuk po e lë rehat pasi sipas saj, ai ka shtyrë një person tjetër që t’i bëjë presion dhe ta ofendojë pa e njohur fare si dhe i ka kërkuar të takohet bashkë me të dashurin e saj, me të cilin ka vendosur të martohet. Ajo shton se me këtë veprim që ka bërë ish-burri i saj, e ka humbur mundësinë për të patur të drejta të barabarta në lidhje me dy vajzat që kanë bashkë. Arsyeja që qytetarja e ka bërë publik këtë rast ka të bëjë me faktin se shteti nuk po bën asgjë për të mbrojtur atë dhe të dashurin e saj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit