Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Ardea të Italisë, ku një burrë po qëllonte me armë zjarri në rrugë. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën 3 persona, mes tyre 2 fëmijë të moshës 3 dhe 8 vjeç. Sipas mediave të huaja, autori i krimit arriti të shpëtonte dhe u fut në shtëpinë e tij, e cila është rrethuar tashmë nga forca të shumta policore.
Burimi: www.zougla.gr |Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA