Denoncimi/ Punëtorët shqiptarë në Mal të Zi trajtohen në mënyrë skandaloze, qytetari: Kushte çnjerëzore, si burg mesjete!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13.06.2021, 15:58

Papunësia i ka detyruar shumë shqiptarë që të shohin ndonjë mundësi jashtë shetit si e vetmja zgjidhje për të dalë nga situata e vështirë ekonomike. Mirëpo jo gjithmonë gjërat shkojnë siç duhet dhe kushtet nuk janë përherë të favorshme. Pikërisht për një rast të tillë ka shkruar në redaksinë tonë edhe një qytetar, i cili shprehet se kushtet në të cilat po mbahen punëtorët në Mal të Zi janë skandaloze. Ata po punojnë në Kolashin ku po ndërtohet një autostradë dhe kanë shkuar me anë të një noftimi nga gazeta "Çelësi". Qytetari thotë se nuk kanë as kushtet minimale pasi janë pa dushe dhe lavatriçe dhe rrezikojnë nga infeksionet. Kushtet sipas qytetarit janë çnjerëzore dhe ngjan sikur janë në një burg mesjetar. Për më tepër edhe ushqimi i ofruar nuk ishte ai që reklamohet, sipas qytetarit. Gjithashtu punëtorët nuk lejohen të largohen pa bërë 6 muaj punë, ndërsa po thyen rregullin e daljes nga kampi pas pune, gjobiten me 100 euro. Më poshtë jepet mesazhi i qytetarit dhe i gjithë përshkrimi i sitautës në të cilën ndodhen.

Mesazhi i qytetarit:

Ju lutem publikojeni kete rast pasi kishte hedh njoftim te gazeta celsi qe kerko puntor ne mal tzi ja si trajtohen shqiptaret ne kushte tmerresisht skandaloze si me qen mes jete ne kampet e turkut qe po puno autostraden ne kolashin. Si trajtohen shqiptaret ne kolashin pa dushe pa lavatrice me la rrobat infeksione gjithandej nje tmerr i pa pare. Shkova mal tzi dje e pashe vet kushte cnjerzore si burg si mesjete 2.8euro ora punes 8ore pune per 24€ me jetu kto kushte per ata qe ankohen qe ska pune shqiperi. Kto jan mashtrimet pasi me majten pashaporten me justifikimin qe do paguaj rrugen kontraten 300€ + 150€tampon e shpenzime udhetimi se nuk pranova qe te punoj pasi kushtet ishin me keq se burgjet publikojeni pasi shum shqiptare po bijne prehe e ketij megamashtrimet . Kushtet 100€ gjobe po dole nga kampi masi maro pune ushqimi ishte mbeturina supermarketesh dhe pa ba 6muaj pune nuk tjapin leje me ik edhe sikur tvdiste dikush i afert sjapin leje . Siguracione skishte asgje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit