Nuk dorëzohet opozita, vazhdojnë protestat në Maqedoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.06.2021, 14:33

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski theksoi se Maqedonia është më larg nga BE jo vetëm nga bllokimi bullgar por edhe për shkak se, siç thotë ai, kjo qeveri kriminale nuk ka përfunduar asnjë detyrë të brendshme.

“4 vite vjedhje të jetesës. 4 vite politizim të fuqishëm në gjyqësi dhe drejtësi. Maqedonia duhej të fillojë menjëherë bisedimet me BE-në. Këto persona që janë me ne, por edhe ata që nuk janë me ne, populli maqedonas, kombi dhe shteti meritojnë menjëherë pa kushtëzime, pa ankese shtesë, dokumente strategjike ose quani si të doni, menjëherë të hënë ose të martën e ardhshme të fillojë bisedimet me BE-në”, tha Mickoski.

Ai shtoi se populli maqedonas këtë e meriton dhe se vlerat që ky popull i ndan janë të njëjta me vlerat e qytetarëve nga vendet anëtare të BE-së. Mickoski kërkoi nga liderët evropian që BE të mos anulojë dhe sa më shpejt Maqedonia t’i nisë bisedimet me BE-në, jo vetëm për Zaevin dhe siç i quan ai, kriminelët tjerë, por për shkak të popullit maqedonas.

Ai paralajmëroi edhe protesta të ardhshme për shkak të bisedimeve të fshehta mes Zaevit dhe autoriteteve bullgare.

“Përvoja dhe veprat thonë se Zaevit nuk mund t’i besohet. Për këtë shkak jemi në rrugë, do të vazhdojmë edhe të hënën, të martën dhe javën e ardhshme. Për këtë shkak partia jonë do të jetë bashkërisht me popullin në rrugë”, tha Mickoski.

Sipas tij, linjat e kuqe janë identiteti dhe gjuha maqedonas si dhe kultura dhe se nuk duhet të lejohet edhe një, siç thotë ai, tradhti kombëtare.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit