Mbytja e 40-vjeçarit në Velipojë, pushuesit protestestojnë: Ambulanca vonoi një orë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.06.2021, 14:23

Një ditë pas mbytjes së 44-vjeçarit nga Kosova në Velipojë, dhjetëra pushues kanë protestuar në plazh.

Sipas protestuesve të cilët shumica ishin kosovarë, në rastin e djeshëm Urgjenca është vonuar mbi një orë.

"Për ata jemi këtu për të dhënë një mesazh. Sa herë vijmë këtu kemi humbje të njerëzve. Pushteti e ka këtë detyrë. Po bëjmë apel, më tepër ne po e mbajmë shtetin se ata ne. Mos na bëni më të na shkojnë njerëzit. Ne më këtu nuk vijmë nëse nuk marrin masa”, tha një protestues.

“Më ka ardhur shumë keq që ka shkuar për kujdes të mjekëve. Sepse Emergjenca është vonuar shumë. Ai ka pasur infarkt por mund të shpëtonte. Me sa di është vonuar më shumë se një orë. Shumë larg më duket për të ardhur Emergjenca, tha një pushuese tjetër nga Kosova.

Të zhgënjyer dhe të revoltuar, ata kanë kërkuar që në plazhe të ketë roje bregdetare, ose përndryshe do ta braktisin këtë plazh.

“Jam nga Gjakova dhe vij në këtë plazh që prej 20 vitesh, 2 herë në vit. Ne kemi vënë re shumë gjëra negative. Pastërtia mungon. Po ashtu i bëj lutje shteti shqiptar që të vendosin mbikqyrsa, roje bregdetare që t’i vijnë në ndihmë qytetarëve. Çdo vit që kam ardhur këtu të paktën 4 deri në 5 persona vdesin sepse nuk ka as roje bregdetare. Dje humbi jetën 44 vjeçari nga Fushë Kosova. Edhe para disa ditësh një grua rrezikoi të humbte jetën”, shprehet një pushues nga Gjakova.
Ndërkohë nga qendra shëndetësore thanë se kjo qendër do të hapet që nga kjo e dielë, përpara afatit të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë, që është 15 qershori."Me rastin që ndodhi dje qendra shëndetësore do të jetë e hapur tani në sezonin turistik. Do të jetë ambulanca 24 orë si çdo vit, të gjitha medikamentet qe ka qendra, stafi komplet do të jetë në gadishmëri. Kërkesa e madhe e pushuesve na bëri që ta hapim qendrën dy dit përpara," tha Vjollca Vocaj, infermiere në qendrën shëndetësore Velipojë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit