Pak ditë më parë maturantët në të gjithë Shqipërinë nisën provimet e Maturës Shtetërore fillimisht me testimin e gjuhës së huaj. Mirëpo edhe këtë vit nuk kanë munguar pakënaqësitë në lidhje me tezën e provimit, pasi siç u shprehën maturantët teza e anglishtes ishte e vështirë dhe e kopjuar nga jashtë. Në një mesazh të mbërritur në redaksinë tonë vërtetohet se testi i anglishtes është marrë copy-paste nga një test për nivelin Master në Hungari. Kujtojmë se maturantët kanë protestuar edhe për testin e matematikës duke u shprehur se ishte i nivelit mbi mesatar, çka mori edhe mbështetjen e mësuesve.
Mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë: