Pak më parë ish-kryeministri Berisha ka hedhur votën e tij për kryetarin e PD dhe ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të marrin pjesë në votim. “Të marrin pjesë sa më shumë në votim. Është një proces që të gjithë demokratët duhet ta ushtrojnë. Besoj se kjo nuk do të nxjerrë më të ndarë po do e nxjerrë të bashkuar. Përpjekjet e tyre për PD do të vazhdojnë,” -deklaroi ai. I pyetur se ai i qëndronte deklaratës për rikthimin në krye të PD, Berisha u përgjigj: Unë jam konsistent në deklaratat e mia.