Ditën e sotme anëtarët e PD do të votojë për të zgjedhur kryetarin e ri. Këto zgjedhje erdhën pas humbjes më 25 Prill nga kryetari Lulzim Basha, i cili rikandidon sërish. 75 mijë anëtarë kanë sot të drejtë vote dhe do i drejtohen 76 qendrave të votimit në të gjithë vendin për të zgjedhur kryetarin e ri midis kadidaturave: Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.
Drejtues i Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, dhe anëtarë të saj janë Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmës do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri.