UEFA vendosi që çmimin “Ylli i Ndeshjes” në përballjen Danimarkë-Finlandë, t’ia japë mesfushorit Kristian Eriksen, i cili në minutën e 43-të pësoi atak kardiak dhe u rrëzua përtokë. Ka qenë kapiteni i kombëtares daneze Simon Kjaer, i cili i shkoi menjëherë në ndihmë shokut të tij sapo ai u rrëzua. Kjaer i ofroi mdihmën parë Eriksenit, e cila rezultoi vendimtare për të. Mesfushori është në gjendje më të mirë dhe pas ndërprerjes së ndeshjes, pati një lidhje me shokët e ekipit të cilët i inkurajoi që ta vazhdonin ndeshjen. Megjithatë Danimarka e humbi takimin, çka ishte diçka e pritshme pas tronditjes që pësuan lojtarët.