Një vrasje ka ndodhur sonte në qytetin e Rahovecit.
Në lidhje me këtë rast, ka folur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Sot rreth orës 21:00 Ne fshatin Sopniq të Rahovecit ka ndodhur një rast plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.
Dyshohet se palët janë familjar në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, tha Gjurkaj.