Një plagosje me mjet prerës ka ndodhur pak orë para mesnatës së të shtunës në pranë Gjykatës së Elbasanit. Fax bën me dije se një 30- vjeçar i quajtur Enea Zylfullari, është plagosur me thikë nga një adoleshent. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm pasi është goditur 5 herë më mjetin prerës. Mësohet se autori 16-vjeçar është shtetasi me iniciale E.P. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.