Greqia ka vendosur që të shtyjë masat për hapjen e kufirit me Shqipërinë deri më datë 21 qershor. Kuotat në Kakavijë pritet të bëhen 1500 kalime në ditë duke nisur nga e hëna, ndërsa më herët ishin 400. Rregullat për të kaluar kufirin me shtetin grek mbeten po të njëjta dhe nuk kanë ndryshuar. Nga pika kufitare e Kapshticës do lejohet kalimi vetëm për punëtorët sezonalë, me një numër prej 400 shtetasve në ditë. Ndërsa nga pika kufitare e Qafë Botës lejohen të kalojnë 250 persona në ditë.