Në fjalën e tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste e cila feston 30 vjetorin, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, deklaroi se do të tërhiqej nga të gjitha funksionet poltike në PS. Gjithashtu ai deklaroi se do të japë dorëheqjen edhe nga mandati i deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Fierit. Kujtojmë se PS mori 9 mandate në qarkun e Fierit dhe pas dorëheqjes së Ruçit, mandati do t’i kalojë Mirela Pitushit, e cila ka marrë më shumë vota se të gjithë kandidatët e tjerë që nuk arritën të ishin në listën fituese. Pitushi ishte renditur e 11-ta në listën e PS-së në qarkun e Fierit dhe siguroi 3508 vota.