“Provimi ishte mbi nivelin mesatar dhe i vështirë”/ Mësuesit mbështesin maturantët për testin e matematikës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.06.2021, 18:42

Gjatë ditës së sotme maturantët protestuan para Ministrisë së Arsimit dhe jo vetëm për shkak të provimit të matematikës i cili sipas tyre ishte i kopjuar nga anglishtja dhe i përkthyer në shqip. "TCH" ka mësuar se mësueset e shkollës “Qemal Stafa” kanë evidentuar disa ushtrime që penalizojnë maturantët për të marrë notën maksimale, 10, për shkak të nivelit të lartë të vështirësive dhe përkthimit të gabuar të pyetjeve.

Mësuesit kanë përgatitur edhe disa rekomandime për Ministrinë e Arsimit dhe i kërkojnë të marr në konsideratë këto problematika, pasi gjatë këtij viti dhe më parë mësimi është zhvilluar kryesisht online edhe me orë të reduktuara.

Rekomandimet e tyre:

Konstatuam se testi i matematikës është mbi nivelin mesatar duke tentuar drejt nivelit të lartë të vështirësisë në strukturë ne hartimit të testit, gjithashtu testi përmban ushtrime të nivelit të lartë dhe shumë të lartë të zhvilluara në një orë të vetme mësimore përkundrejt gjithë koncepteve mësimore të trajtuara në tematikën përkatëse dhe gjatë mësimit online si dhe e një niveli të lartë dhe shumë të lartë të vështirësisë në kundërshtim me çfarë ishte parashikuar. Testi kishte ushtrime të cilat kanë pasur të paformuluara mirë kërkesat ose të përkthyera gabim.

Duke mbajtur parasysh fushën “Mirëqenia e nxënësve” në një situatë të pazakontë ku nxënësit për dy vite me radhë nuk kanë qenë të qetë psikologjikisht, me mësim të reduktuar pasi kanë qenë në zonën e kuqe në kuadër të situatës COVID – 19, si dhe duke respektuar se nxënësit kanë nivele dhe stile të ndryshme të nxëni dhe nivele të ndryshme të kuptuari pasi bëjmë shumë punë me ta kur i kemi fizikisht në shkollë për të mbështetur të nxënit dhe progresin e tyre, çështje kjo e cila online është e vështirë të realizohet dhe e pakontrollueshme nga ana jonë pasi varet nga koha që i kushton çdo nxënës të nxënit, matematika është shkencë ekzakte dhe nxënësit e nivelit bazë dhe mesatar kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme, lutemi të merret në konsideratë për sa më sipër.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit