Mesa duket çudirat dhe skandalet nuk kanë fund në Shqipëri. E kjo gjë vihet re në shumë aspekte, që nga kupola e lartë e institucioneve shtetërore e deri te nivelet më të ulëta. Së fundmi një video ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, e bërë në ambientet e Policisë së Durrësit. Nga video kuptohet se një i ri ka shkuar për të mbaruar punë, por ka ndeshur në përtacinë dhe indiferentizmin e punonjësve të policisë të cilët kanë favorizuar një person të njohur të tyrin për t'i zgjidhur hallin dhe nuk kanë pyetur fare për qytetarin në fjalë. Madje, teksa e përzënë këtë të fundit një punonjës policie dëgjohet duke i thënë “M’rrufsh k*rin”! Avash se jam njeri! A ke fëmijë ti? Kurse unë jam fëmijë i dikujt. Të ruajttë Zoti! bëhuni mor njerëz, se s'jena kafshë! – dëgjohet të thotë qytetari nga ana tjetër.