URDHRI/ Doktor Perlati i “Shefqet Ndroqit” ‘flak’ në rrugë infermierët: Nesër të shkëputen të gjithë nga puna!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.05.2021, 22:01

Gjatë tre ditëve të fundit në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve të shtruar, vetëm 25, ndërsa burime brenda spitalit bëjnë me dije se ai po shkon drejt mbylljes. Mësohet gjithashtu se pacientët me Covid janë grupuar në dy pavione të katit të tretë, ndërsa pavionet e tjera të boshatisura po dezinfektohen. Ndërkohë një shqetësim për gjithë sa po ndodh në këtë spital ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania. Një infermier shkruan se kanë marrë urdhër nga spitali “Shefqet Ndroqi” që ditën e nesërme askush prej infermierëve nga operatori të mos paraqitet në punë. Nuk dihet nëse ata janë lajmëruar paraprakisht, por nga mesazhi i infermierit lihet të nënkuptohet se kjo ka ardhur si diçka e papritur.

Infermieri e quan tallje një sjellje të tillë dhe thekson se në kohën e pandemisë kur patën nevojë për ta, kanë shkuar dhe kanë punuar edhe vullnetarisht madje, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe të familjarëve dhe të afërmve të tyre. Ai shprehet se nuk e meritojnë një vlerësim të tillë nga ana e shtetit dhe se nuk janë të barabartë ata që rrezikuan të punonin në vijën e parë të frontit, me ata që nuk pranuan të shkonin vullnetarë.

Mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë:

Shikoni si tallet shteti me ne , me profesionin tone !Sa na e paten nevojen qe ishte fluksi i pacienteve me covid shkuam te punonim vullnetare duke rrezikuar veten familjen dhe te afermit .Sot na lajmerojne te ikim nga puna sepse ashtu duan ata . Tani te presim listat e portalit , si ne qe punuam e rrezikuam ne covid si ata qe nuk pranuan te shkonin vullnetare jemi te barabarte ne liste .Faleminderit nese e postoni Anonim ju lutem . Ky eshte vleresimi qe na ben shteti. Prandaj ne detyrohemi te marim rruget e europes. Ky eshte urdheri i spitalit shefqet ndroqi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit