Rama i ‘preu shiritin’, gati për të kapur qiellin kulla 24-katëshe e Ervin Matës te ish-Ekspozita

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.05.2021, 21:30

Dikur vendndodhja e ekspozitës “Shqipëria sot”, sot është një prej zonave më të spikatura dhe të zhvilluara të kryeqytetit, ku çdokush do të dëshironte të banonte apo të ngrinte një biznes. Fiks në perimetrin e ish-Ekspozitës po bëhet gati betonizimi i radhës, për t’u ngritur si një qiellgërvitshtëse me parametra shqiptare, kulla 24-katëshe e Ervin Matës me lartësi 93 metra me sipërfaqe të përgjithshme të 24 kateve rreth 42 mijë metra katror. Objekti që përfshin 5 kate parkim nëntokësor dhe apartamente banimi apo zyra është pasqyruar në disa tabela jashtë gropës së ndërtimit, që kapin vëmendjen e çdo qytetari të cilët ndalen dhe e komentojnë.

Kulla e biznesmenit Ervin Mata do të ndërtohet nga Victoria Construction, kompania në emër të të atit, Luan Matës. Luan Mata është gjithashtu pronari i një hoteli që ndodhet në "Rrugën e Dibrës" në Tiranë. Një tjetër leje kjo e dhënë nga vetë dora e Ramës si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, e firmosur më 8 nëntor 2019. Kulla e quajtur Ekspozita Building do jetë kulla e dytë më e lartë në kryeqytet.

Ervin Mata ishte pjesëmarrës në ngjarjen e bujshme që tronditi Tiranën, ndërsa pas vrasjes ai u arratis dhe u shpall në kërkim nga policia. Ai u vetëdorëzua disa muaj më pas, ndërsa gjykata "zemërgjerë" e liroi nga qelia, duke dhënë masën e sigurisë "detyrim paraqitje", ndonëse prokuroria kërkoi masën "arrest me burg", me argumentin se nga pamjet filmike duket se Ervin Mata ka shtyrë në konflikt Mervjol Billon. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e Fabjol Gaxhës, por që ende nuk është vënë në pranga nga policia.

Ndërkohë ajo që vlen për t'u theksuar është që plani i ndërtimit të kullës në fjalë nuk është njoftuar nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria, çka të bën të dyshosh, pasi ka mungesë transparence për publikun.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit