OBSH miratoi këtë të premte vaksinën Sinopharm të Kinës, teksa ky mund të jetë një hap i rëndësishëm që mund të çojë drejt përfundimit të pandemisë. Miratimi është bërë për përdorim emergjent, duke i lehtësuar vendeve të varfra mundësinë për t’u vaksinuar me dozën e dytë në mënyrë që pandemisë globale t’i vijë fundi. Miratimi lejon Sinopharmën të përfshihet në Covax, iniciativë e OBSH për të promovuar barazinë në shpërndarjen e vaksinave në botë. Nevoja është urgjente.
Burimi: NYTIMES | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA