Prej katër muajsh i zhdukur! Prokuroria italiane kërkon prova të reja për biznesmenin italian

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.05.2021, 17:02

Katër muaj pas zhdukjes së biznesmenit italian Davide Pecorelli, 45 vjeç dhe dy muaj pas dërgimit të eshtrave ende nuk mund të përcaktohet nëse ato janë mbetje të eshtrave njerëzore apo shtazore. Sipas autoriteteve italiane është absurde dhe nuk ka gjasa që një zjarr aq i madh sa ai që shkrumboi makinën e biznesmenit të ketë shkatërruar trupin deri në atë masë, ndërsa telefoni celular të jetë i paprekur fare dhe në gjendje pune. Prokuroria e Perugias është në pritje që magjistratura shqiptare të dërgoj në Itali, një grup të dytë të provave në makinën e djegur e që për të cilat autoritetet italiane kanë bërë një kërkesë zyrtare.

Prokuroria italiane e Perugias e cila ka ngarkuar Policinë shkencore të Romës për analizimin e të gjitha provave të mbledhura për çështjen “Pecorelli” e kërkojnë mbërritjen në Itali të të gjitha elementeve që autoritetet policore shqiptare kanë rikuperuar në automjetin e djegur të sipërmarrësit të zhdukur. Analiza dhe krahasimi i ADN-së ka shumë rëndësi për autoritetet dhe hetuesit pasi konsiderohet i domosdoshëm për të sqaruar nëse sipërmarrësi u vra vërtet në rrethana dramatike apo ka ndodhur diçka tjetër që mund ta lidhë atë me mafien.

Prokuroria e Perugia -e drejtuar nga Raffaele Canton ka hapur një dosje për vrasje dhe trafik të drogës kundër personave të panjohur për të verifikuar pistat e vrasjes hipotetike të sipërmarrësit dhe nëse kjo është e vërtetë për të gjetur lidhjen me botën e nëndheshme që organizon trafikun e drogës në aksin Tiranë-Perugia. Javët e fundit, hetuesit kanë kërkuar më shumë informacione në lidhje me jetën e Pecorelli, duke dëgjuar familjen dhe miqtë për të rindërtuar interesat e tij në Shqipëri dhe dëshirën për t'u zgjeruar me sipërmarrje në zonën e Vlorës.

Burimi:lanazione Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit