Nga kolaudimi te gjobat dhe heqja e pikëve/ Çfarë duhet të dini për ndryshimet e reja në Kodin Rrugor?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.05.2021, 16:30

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme ndryshimet në Kodin rrugor, në të cilin parashikohet edhe ndryshimi në periudhën e kolaudimit të automjeteve. Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor kanë të bëjnë me ashpërsimin e masave për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për drejtimin e automjetit, përdorimin e alkoolit, për përdorimin e celularit, apo shkelje të përsëritura. Midis ndryshimeve në ligjin e ri është edhe kolaudimi i automjeteve i cili do bëhet një herë në dy vjet dhe jo për çdo vit siç ka ndodhur deri më tani.

Makinat e reja nuk do të kryejnë kontroll teknik në tre vitet e para nga data e regjsitrimit. Ndërsa përjashitm bëjnë taksitë, autoambulancat, furgonët, autobusët dhe të gjitha llojet e kamionëve, pra mjetet e transportit të mallrave, të cilat do të kryejnë kontrollin teknik një herë në vit. Në ligjin e ri për herë të parë parashikohet ngritja e një qendre informacioni për identifikimin e drejtuesve të mjeteve, të cilëve u kaluar mbi 30 ditë afati i siguracionit. Ata do të dalin në sistem dhe kështu do gjurmohen lehtësisht nga policia. Gjoba do të jetë nga 100 deri në 400 USD, si dhe detyrimi për t’u pajisur me siguracionin vjetor.

Ndërsa do të gjobiten me nga një mijë deri në tre mijë lekë të gjithë ata që tejkalojnë kufijtë minimalë dhe maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë. Është sanksionuar që kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë për më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, do ndëshkohet me gjobë nga 100 deri në 200 USD, do t’i hiqet patenta nga 3 deri në 6 muaj, si dhe do t’i hiqen pikët.

Është sanksionuar që kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë për më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, do ndëshkohet me gjobë nga 100 deri në 200 USD, do t’i hiqet patenta nga 3 deri në 6 muaj, si dhe do t’i hiqen pikët.

Por ndryshim ka edhe te ndëshkimet për parkimet pasi kushdo që bën parkim të gabuar tre herë brenda vitit, përveç gjobës do të ketë edhe heqje pikësh. Sakaq shoferët që gjatë qarkullimit përdorin celularin do të gjobiten nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë ose 150 USD. Në rast përsëritje 3 herë brenda vitit, do t’i hiqet patenta 3 muaj si dhe pikët. Por masat do të jenë edhe më të ashpra për ata që lëvizin me makinë në gjendje të dehur dhe në këto raste ligji parashikon gjobë 400 USD dhe heqje e patentës deri në dy vjet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit