Kryeministri Zoran Zaev ka përshëndetur dialogun mes presidentit Stevo Pendarovski dhe kreut të opozitës Hristijan Mickoski, por thekson se nuk pret asgjë lidhur me çështjen e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Nuk pres asgjë. Është mirë që ka dialog. Dialogu mund të sjell rezultate. Por sa i përket çështjes së 27 prillit nuk pres asgjë konkrete. Nuk mundet që presidenti i shtetit të falë ose amnistoj ngjarje të cilët ndërlidhen me kërcënimin terrorist të rendit kushtetues. Por nga dialogu nuk ka humbje”, tha Zaev.