Gjykata e Lezhës ka vendosur arrest me burg për efektivin e policisë në Lezhë, Kol Kola. 62 vjeçari, akuzohet për veprën penale “ngacmim seksual dhe kryerjen e veprave të turpshme me të mitur". Efektivi është shprehur se gjithçka është e inskenuar. Ai ka thënë se qëllimi i tij ishte ta ndihmonte. Mësohet se përveç dëshmisë së vajzës, janë marrë edhe pamjet e kamerave të vëzhgimit ku dallohet efektivi i policisë së bashku me 13-vjeçaren duke u futur në banesë. Nga kjo banesë e mitura është larguar me forcë.