Aktivistët sfidojnë KQZ-në, ftojnë qytetarët të Dielën: Ti voton, ne e gjejmë se për kë!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.05.2021, 13:13
Një event interesant organizohet ditën e dielë në Tiranë në sheshin para Universitetit të Arteve. Avokati i njohur Altin Goxhaj ka vendosur që në këtë event që zgjat vetëm 1 orë e 30 minuta të demostrojë me disa qytetarë një Komision Qendre Votimi ku duhet votuar sipas rregullave të 25 prillit. Goxhaj shprehet se me anë të këtij improvizimi do të demostrohet se sa lehtë zbulohet se kë keni votuar më 25 Prill dhe se si të gjitha votat e 1.6 milionë shqiptarëve janë të gjitha të identifikuara se nga kush janë votuar me emër dhe mbiemër.
Ftesa nga Altin Goxhaj
Ftesë për Votim të Djelën, në 9 Maj 11:00 në sheshin para Universitetit të Arteve:
TI VOTON, NE GJEJMË SE PËR KË! Improvizim ku ne një grup qytetarësh do të demostrojmë duke improvizuar një Komisin Qëndre Votimi dhe ju do të votoni sipas rregullave të 25 Prillit! Ne do t’ju tregojmë se sa e lehtë është të gjendet se për kë keni votuar në 25 Prill dhe se si të gjitha votat e 1.6 milionë shqiptarëve janë të gjitha të identifikuara se nga kush janë votuar me emër dhe mbiemër.
Hajdeni provojeni dhe votoni vetë në 11:00 por mos harroni të merrni kartën e identitetit me vete 🙂
Ftesë për Votim: TI VOTON, NE GJEJMË SE PËR KË KE VOTUAR! “9 MAJ VOTO!” Në 9 Maj Ditën e Europës: “Zgjedhjet ishin Antikushtetuese”
11.00 VOTIM LIVE në kuti 11:30-NUMËRIM LIVE dhe ZBULIM I VOTAVE TUAJA #9MajOra11Artet #Votat ishin të hapura #Ju gjejmë për kë votoni! Tubimi i parë pas rrëzimit të Nenit 262 për burgosjen e protestuesve nga Kushtetuesja! Tek Universiteti i Arteve!
Regjistrohet në Polici Njoftimi i Parë për Protestë pas Kushtetueses: 9 MAJ DITA E EUROPËS 😉
Sot njoftuam në Polici Tubimin e Parë për ekspozimin e dekonspirimit të 1.700.000 votave të fshehta që do zhvillohet të Djelën, në 9 Maj në Ditën e Europës te Sheshi para Universitetit të Arteve në 11:00-12:00 ku do improvizojmë votimin "e fshehtë" me kuti votimi të një qëndre votimi dhe do t'ju gjejm secilit nga ju se për kë ka votuar 😃
Sot regjistruam NJOFTIMIN E PARË PËR PROTESTË në Drejtorinë e Policisë Tiranë për Protestën e parë në Epokën e Re Fashisto-Komuniste të Diktaturës Dixhitale të Fuksave pas Zgjedhjeve dhe sdms pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të Nenit 262 të Kodit Penal që burgos dhe gjobit protestuesit 😃
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Nenin Antikushtetues 262 të Kodit Penal të burgimit dhe gjobave për organizim dhe pjesmarrje në protesta dhe çfarëdo të ndodhë në zbatim të këtij Neni Antikushtetues është antikushtetuese! Pra askush nuk mund të akuzohet për organizim dhe pjesmarrje në protesta ndaj dhe askush nuk mund të arrestohet, shoqërohet dhe pataburgoset për pjesmarrje dhe organizim në protesta. Pra sa herë më ka shoqëru dhe arrestu mua policia ka qenë antikushtuese 😀 Edhe ju 🙂 Gjths
Me vendim të Gjykatës Kushtetuese ky nen shfuqizohet: Neni 262 Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit