Më shumë se një vit pandemi/ INSTAT: Rënie e lartë e popullsisë, Shqipëria po tkurret

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.05.2021, 11:53

INSTAT ka publikuar ditën e sotme të dhënat më të fundit në lidhje me popullsinë në vendin tonë dhe të dhënat nuk janë shumë pozitive. Sipas të dhënave nga INSTAT, popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2021 rezulton 2.829.741 banorë, duke pësuar një rënie me 0,6 %, krahasuar me 1 Janar 2020. Më tej në publikimin nga INSTAT thuhet se gjatë vitit 2020, shtesa natyrore e popullsisë ishte 470 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 92,9 %, krahasuar me një vit më parë. Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar rënie, në krahasim me 1 janar 2020, nga 99,7 në 99,3 meshkuj për 100 femra. Raporti gjinor në lindje gjithashtu ka pësuar rënie, duke shënuar vlerën 106,6 në vitin 2020 nga 109,0 që ishte në vitin 2019. Gjatë vitit 2020, lindën 28.075 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,7 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2020 ishte 27.605 persona, duke patur një rritje prej 25,8 %, krahasuar me një vit më parë.

Në 1 Janar 2021, Tirana zë rreth 32,2 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,3 % dhe 10,1 % përkatësisht. Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.

Në 1 Janar 2021, popullsia u rrit vetëm në dy qarqe të vendit Përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2021 tregojnë se vetëm dy qarqe të vendit shënuan rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa dhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. Rritja më e madhe u shënua në Tiranë (+ 0,7 %), ndjekur nga Durrësi (+ 0,5 %). Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (- 2,3 %), Berat (- 2,1 %) dhe Dibër (- 1,9 %). Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (33,1 %), i cili po ashtu rezulton edhe si qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë (24,9 %) bashkë me qarkun e Lezhës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit