Policia ka arrestuar ditën e sotme një 32-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim për prostitucion. Në njoftimin e policisë thuhet se në pranga ka rënë shtetasi Enea Sinani pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Në vitin 2013, Sinani ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë me iniciale M.L asokohe 15-vjeçe. E mitura ishte njohur rastësisht me Enea Sinanin që punonte kamerier tek një lokal në Tiranë. Vajza i përkiste një shtrese vulnerabile, e cila nuk kishte asnjë të afërm dhe nuk kishte as ku të strehohej dhe për këtë u shfrytëzua nga Sinani.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani., 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.